Interi me stadium të ri

Megjithatë, familja Moratti tashmë ka filluar të planifikojë largimin nga Meazza për të ndërtuar një stadium të ri, i cili do t’u takojë vetëm atyre. Sipas Corriere dello Sport, presidenti i Interit, Massimo Moratti, tashmë ka kontaktuar me një kompani ndërtimore rreth planeve për krijimin e arenës së re të gjigantit milanez.
Ai shpreson që projekti të përfundojë me kohë për fillimin e sezonit 2016-17. Sa i përket modelit, ai thuhet se do t’i ngjajë stadiumit të Arsenalit, Emirates dhe do të përmbajë 60 mijë ulëse. Stadiumi i ri do të shtojë në mënyrë të konsiderueshme të hyrat pasi klubi aktualisht përfiton vetëm 28 milionë euro në sezon për shfrytëzimin e Giuseppe Meazzas.
Kampioni i Italisë, Juventus filloi të luajë në stadiumin e ri me 41 mijë ulëse nga fillimi i sezonit 2011-12.