E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Piero i pazëvendësueshëm

Ish mesfushori i Juventusit, Edgar Davids ka lavdëruar kontributin e Alessandro Del Pieros për gjigantin torinez, pas largimit të tij nga klubi në përfundim të sezonit të 19-të me Bianconerët.

“Futbolli kurrë nuk do të sheh një tjetër Alessandro Del Piero”, tha Davids për Goal.com.

“Juventusi kurrë nuk do të jetë në gjendje të blejë një futbollist të ngjashëm. Askush nuk mund ta zë vendin e tij në ekip. Ai i ka arritur të gjitha në nivelin personal. Alessandro ishte ikonë e Juventusit në fushë dhe jashtë saj. Kjo nuk mund të zëvendësohet”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›