E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajrami, i koncentruar në Evropian

Emir Bajrami është i koncentruar 100 për qind në kampionatin evropian ‘Euro 2012’, i cili do të fillojë këtë të premte. Futbollisti kosovar do ta përfaqësojë Suedin në evenimentin që do të mbahet në Ukrainë dhe Poloni.

Mesfushori i Twentes thotë se po e shijon një ëndërr. “Evropiani ka qenë ëndërr e imja që kur isha i vogël. Jam i koncentruar në këtë kompeticion dhe nuk po mendoj për gjëra tjera. Më duket madhështore”, deklaroi futbollisti prishtinas për fotbollskanalen.se.

24 vjeçari po ashtu e përsërit vendimin e tij për t’u larguar nga Twente gjatë kësaj vere. Ai nuk mendon se do të shfaqet ndonjë problem, përkundër faktit se ka kontratë edhe dy vjet.

“Nuk mendoj se Twente ka hesap të më mbajë në bankinë dhe të paguajë rrogë për mua. Ata tashmë vetëm e kanë blerë një mesfushor të majtë, kështu që mendoj se edhe ata e dinë se unë do të largohem. Nuk mendoj se do më ndalin të rri aty”, shtoi ish futbollisti i Elfsborgut, i cili kaloi dy sezone në kampionatin holandez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›