Shqiptarët e Preshevës protestojnë sërish sot
Preshevë Qytetarët e Preshevës do të dalin sërish sot në protesta, kundër arrestimit të 10 shqiptarëve nga kjo Luginë, të akuzuar nga Serbia për krime lufte. Protestës përveç familjarëve të arrestuarve do t’i bashkëngjiten edhe qytetarë të komunave tjera shqiptare të kësaj Lugine. Familjarët, udhëheqësit politik dhe popullata e këtij rajoni kërkon lirimin e të arrestuarve, duke mohuar çdo mundësi të përfshirjes së tyre në krime lufte. Dhjetë shqiptarë të Luginës së Preshevës u arrestuan kohë më parë nga forcat serbe, nën dyshimet, se si pjesëtarë të ish Çlirimtare të Kosovës kanë qenë të përfshirë në vrasjen e të paktën 51 civilëve dhe rrëmbimin e 159 të tjerëve midis qershorit dhe tetorit të vitit 1999.
Arrestimet kanë nxitur reagime në Luginën e Preshevës, zonë kjo e banuar me shumicë shqiptare në jug të Serbisë. Arrestimet janë dënuar edhe në Kosovë, ku përfaqësuesit politikë thanë se ky veprim i Serbisë synon të provokojë Kosovën, e cila ka më pak se një vit që ka fituar pavarësinë. Edhe më përpara, shqiptarët në Luginën e Preshevës, kanë protestuar kundër arrestimit të shqiptarëve, të cilët i kanë konsideruar arrestime me kontekst etnik. //ina-start///