Interi mposht Palermon 5-3 dhe konsolidon kreun
Në pjesën e parë Interi dominoi tërësisht lojën me një Super Mario Baloteli që ishte protagonist absolut me dy gola të shënuar, një penallti të fituar dhe një asist që u shndërruan në gola nga Samuel Eto’o. Në pjesën e dytë të dy sulmuesit protagonistë të pjesës së parë dolën nga loja për shkaka të dëmtimeve.
Në pjesën e dytë Interi e mori më lehtë ndeshjen duke u nisur edhe nga 4-0 i pjesës së parë. Pikërisht Palermo përfiton nga kjo agoni e zikaltërve duke shënuar 3 gola për 18 minuta me anë të Mikolit (2) dhe Hernandez. Në momentin që ndeshja u duk se u rihap sërish, mendon princi i ri milanez, Diego Milito i cili rikthehet nga dëmtimi me një gol shumë vlefshëm në minutën e 83’, duke sjellë qetësinë e prishur në pjesën e dytë.
Me këtë fitore Interi ngjitet në kuotën e 25 pikëve i ndjekur nga Juve me 21 dhe Sampdoria me 20 pikë.
Inter – Palermo 5-3
Shënues: 7’ (p), 43’ Eto, 34’, 42’ Baloteli, 49’, 67’ Mikoli, 61’ Hernandez, 84’ Milito.
Inter: Hulio Sezar; Maikon, Kordoba, Samuel, Kivu (Santon 46’); Kambiaso, Zaneti, Muntari; Stankoviç; Baloteli (Milito), Eto (Mota). (Toldo, Lusio, Viera, Mansini). Tr. Mourinjo.
Palermo: Sirigu; Gojan, Kjaer, Miljaço; Kasani, Breshiano, Simplisio (Noçerino), Melinte (Hernandez), Pastore (Bertolo), Kavani, Mikoli. (Briketo, morganela, Blasi, Suçi). Tr. Zenga