E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma turpërohet në Olimpico

Skuadra e Romës është mposhtur me rezultat 3-2 para tifozëve të vet nga Shakhtar Donetsk, në përballjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me anë të Simone Perrottas (28’), mirëpo më pas mysafirët realizuan tri herë në pjesën e parë.

Fillimisht Jadson barazoi rezultatin (29’), ndërsa Douglas Costa (36’) dhe Luiz Adriano (42’) ngritën epërsinë në 3-1 pa përfunduar gjysma e parë.

Në pjesën e dytë, Roma ngushtoi rezultatin kur pas një asistimi të Perrotas shënoi Jeremy Menez (61’), mirëpo ky gol ishte gjithçka që bënë deri në fund të ndeshjes.

Ky rezultat e favorizon skuadrën ukrainase, e cila pos epërsisë së një goli, ka shënuar edhe tre gola në terren mysafir.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›