E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi, ofertë 40 milionë euro për Karim Benzema

Interi është i gatshëm të
ofrojë 40 milionë euro për
Karim Benzema. Këtë e shkruan
francezja "Le Progres", që
kujton edhe fjalët e presidentit
të Lionit, Zhan-Mishel Aulas,
sipas të cilit "askush nuk është
i pashitshëm". Në garën për
francezin, Interi do të duhet të
mundë konkurrencën e fortë
të Mançester Junajtid. Në fakt
duket se Aleks Ferguson i ka
vënë gishtin talentit të Lionit
për të zëvendësuar Kristiano
Ronaldon. Gjithsesi, për momentin,
askush nuk mund
të thotë me siguri se cila do
të jetë skuadra e ardhshme e
Benzemasë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›