E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi, ofertë rekorde për Guardiolën

Një ofertë rekorde për ta ‘kapur’ Pep Guardiolën nga Barcelona. Trajneri i suksesshëm i Blaugrana vazhdon të hezitojë për ta vazhduar kontratën me klubin katalunas, ndërsa Interi, sipas mediave spanjolle, dëshiron të përfitojë nga kjo situatë, për ta bërë të vetin ish futbollistin e njohur spanjoll.

“Moratti është i gatshëm të dhurojë ar për trajnerin e Barcelonës, i cili megjithatë kërkon kohë. Në rast se nuk e vazhdon kontratën me Barçën, dëshiron të pauzojë një vit, mirëpo oferta e klubit italian mund t’ia ndërrojë mendjen”, shkruan e përditshmja spanjolle Marca.

Gjithnjë sipas saj, Nerazzurrët kanë bërë gati 20 milionë euro në vit, me një kontratë katërvjeçare. Menaxheri i Guardiolës, Josè Maria Orobitg nuk i ka nisur ende kontaktet me asnjë klub, pa e ditur vendimin e trajnerit spanjoll.

Interi po kalon nëpër një krizë të thellë dhe pasi provoi disa trajnerë, pas Jose Mourinhos, planifikon ta emërojë një trajner të njohur siç është Guardiola. Nëse e pranon ofertën e nënkampionit italian, ai do të bëhej trajneri më i paguar në rruzull.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›