E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçi: Gramshin do ta mposhtim me fanellë

Nga Elton Karaj

Mesfushori verdheblu, Egert Kuçi, shprehet se skuadra e tij është superiore dhe në derbi do të japë gjithçka për fitoren

Elbasani luan sot në Gramsh një ndeshje vendimtare për fatet e sezonit. Stafi teknik ka dhënë dje udhëzimet e fundit për futbollistët para derbit, ku pritet që verdheblutë të tregojnë se kanë mendësinë e një skuadre pretendente për superligën. Është një nga ato ndeshje që quhen për jetë a vdekje, edhe pse kampionati ka edhe shumë javë më pas.

Trajnerët File dhe Dosti janë munduar ta përgatisin si duhet këtë sfidë dhe kanë përgjedhur formacionin më të mirë për të marrë 3 pikët. Mungon Ardi Sekseni për arsye  kartonësh, por edhe Bylykbashi nuk parashikohet të jetë titullar.

Kuçi Mesfushori elbasanas, Egert Kuçi, duke folur për derbin e sotëm, thekson mes të tjerash se skuadra e tij nuk ka çfarë të humbasë dhe do të sulmojë që në fillim. Ai beson se Elbasani do të jetë superior në këtë sfidë: Në Gramsh do të luajmë vetëm për fitore, pasi në fund të fundit  nuk kemi çfarë të humbasim.

Mendoj se skuadra jonë është superiore dhe do të mundohemi ta shfrytëzojmë këtë faktor. Gjithashtu, e rëndësishme është që jemi mjaft të motivuar për këtë ndeshje. Gjërat janë të qarta: nëse nuk fitojmë, i themi lamtumirë superligës, ndaj dhe e kemi përgatitur derbin si një finale, ka thënë dje Kuçi.

Tradita Edhe kuçi pohon se Elbasani do ta mposhtë Gramshin, falë përvojës që ka. Që në Gramsh Elbasani do të fillojë të tregojë fytyrën e vërtetë, duke luftuar vetëm për fitore. Kemi respekt për skuadrën e Gramshit, por vetëm kaq. Nuk kemi frikë nga asnjë kundërshtar dhe besoj se Gramshin do ta mposhtim me fanellë. Jam i bindur se forca e skuadrës tonë do të duket qartë dhe çdo gjë do të shkojë në favorin tonë.Elbasani do të luajë ndaj çdo kundërshtari vetëm për fitore, ka përfunduar mesfushori Kuçi.
Formacioni Trajneri Ilirian File ka menduar që derbin e sotëm ta nisë me këtë formacion: në portë Ruçi, në mbrojtje Mehmetaj, Dushku, Mërtiri dhe Ibrahimi, në mesfushë Gava, Dalipi, Kuçi, Merxha dhe Kaçuli, ndërsa në sulm do të jetë i vetëm Galica.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›