E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malko: Lushnja, e destinuar të fitojë 3 pikët

Nga Julian Kasapi

Trajneri i lushnjarëve, Saimir Malko, thotë se kapacitetet dihen dhe se skuadra e tij duhet të bëjë detyrën para tifozëve të saj

Lushnjarët janë gati për ndeshjen e radhës, që, edhe pse me vonesë, për shkak të pauzës së detyruar në kampionat, duhet të sjellë tri pikët për ta pasur situatën nën kontroll. Kontroll që u duhet verdhejeshilëve për të qenë aty ku duhet në kampionat, ku rivaliteti mbetet mjaft i fortë.

Pretendentët e tjerë, edhe me ndeshje me pak, kanë më shumë pikë sesa lushnjarët. Vlora, që vjen sot në stadiumin Roza Haxhiu, sjell një kujtim të hidhur nga faza e parë, kur fitonte ndaj skuadrës, që drejtohej atëherë nga Ramadan Baballëku. Lushnja e pësoi në minutën e 93-të, kur vlonjatët shënuan golin që i mohoi kësaj skuadre pikën.

Malko Kundërshtarin e kemi vlerësuar, ndërkohë që kemi pasur kohë për të bërë edhe rikuperime. Për këtë ndeshje kam kërkuar nga ata që do të jenë në fushë që të japin maksimumin dhe mendoj se nuk do ta kemi të vështirë. Kapacitetet dihen dhe skuadra jonë është e destinuar ta fitojë këtë 90-minutësh, – ka thënë shkurt trajneri i lushnjarëve, Saimir Malko.

Lushnjarët kanë 2 muaj që nuk luajnë para tifozërisë së tyre, që prej fitores 3-0 me Adën. Më tej ata kanë humbur në Kukës dhe kanë barazuar në Mamurras. Për pretendimet e tyre bën punë vetëm fitorja, për të cilën të gjithë janë të bindur, edhe pse vlonjatët nuk janë nënvlerësuar aspak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›