E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me humbjen e Kukësit përfitojnë të gjithë, Luftëtari +6 nga vendi i dytë

Java e 17-të e kategorisë së parë ka dhuruar emocione dhe ndryshime në tabelën e klasifikimit. Luftëtari ka fituar 3-0 me Himarën dhe me këtë tripikësh gjirokastritët shkojnë në kuotën e 40 pikëve. Fitoren e Luftëtarit e kanë vendosur dy futbollsitët shkodranë, Rraboshta dhe Ramadani, ku falë ndalesës së Kukësit në Burrel, gjirokastritët e thellojnë në 6 diferencën me vendin e dytë. Kukësi është ndalur në Burrel nga goli i lezhjanit Prela në minutën e 86-të të shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. Humbja e Kukësit ka gëzuar Lushnjën dhe Besëlidhjen që me fitoret e tyre ndodhen në të njëjtën kuotë pikësh, 34, me kuksianët. Lushnja ka fituar 4-1 me Vlorën, ku edhe sot protagonist ishte Mikel Canka me tre golat e tijë. Besëlidhja me dy gola të shkodranit Albert Kaçi fiton ndaj Skraparit. Fitore të rëndësishme dhe me plot vlera ka marrë Elbasani në fushën e vështirë të Gramshit me një gol të Dalipit të shënuar katër minuta larg mbylljes së ndeshjes. Iliria e ka inaguruar me fitore fushën e re të stadiumit të saj, pasi ka fituar 2-0 ndaj Gramozit. Besa ka vuajtur, por e rëndësishme është se arrin të fitojë 2-1 ndaj Adës. Butrinti me fitoren 3-1 ndaj Mamurrasit rënditet në mesin e rënditjes.

 

 

KATEGORIA E PARË, java e 17-të

LUFTËTARI HIMARA 3-0

Shënues: Rraboshta 19, 68, Ramadani  72

BURRELI KUKËSI  1-0

Shënues: Prela 86 (11-m)

LUSHNJA VLORA  4-1

Shënues: Canka 17, 35, 83, Bufasi 22 / Prifti 58

BESËLIDHJA SKRAPARI  2-0

Shënues: Kaci 36, 54

GRAMSHI ELBASANI  0-1

Shënues: Dalipi 86

 

ILIRIA GRAMOZI  2-0

Shënues: Kurti 8, I.Ziri 66 (11-m)

BESA ADA 2-1

Shënues: Ziambo 8, Krasniqi 84 / Puka 55

BUTRINTI MAMURRASI  3-1

Shënues: Alzeneli 17, Ngjela 34 (11-m), Muço 50 / Kadiu 85

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›