E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi përgatit një megaofertë për Kristiano Ronaldon

Milano - Interi jep sinjalet menjëherë pas shpalljes së tij si futbollisti më i mirë i vitit 2008, për Kristiano Ronaldon. Morati është duke përgatitur një megaofertë për fitusin e “Topit të Artë”. Në misionin e zikaltërve për të afruar yllin e futbollit botëror në Milano mund të ndikojë edhe trajneri Murinjo.

Një mundësi tjetër për kampionët e Italisë, është edhe firma Pirelli në prodhimin e gomave, e cila mund të përdorë imazhin e portugezit për publicitet. Të ardhurat e lojtarit mund të jenë mjaft të majme për t’i mbushur mendjen atij për një aventurë të re në Itali.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›