Hyseni: Ja sfidat e Kosovës së pavarur
Uashington - Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni ka mbajtur dje në Universitetin Amerikan të Kosovës AUK, një ligjëratë me temë: "The Challenges of Independence" (Sfidat e pavarësisë). Para një audience të madhe studentësh, ministri Hyseni foli për sfidat që Kosova po ndesh çdo ditë në procesin e pas pavarësisë, duke u ndalur po ashtu edhe në sfidat e ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, në procesin e konsolidimit të saj.
Në ligjëratën e tij, ministri Hyseni bëri një historik të zhvillimeve në Kosovë që kanë çuar deri te pavarësia me theks të posaçëm te procesi i negociatave, duke nisur me procesin e negociatave të Rambujesë.
Po ashtu, pjesë e ligjëratës së ministrit Hyseni ishin edhe përgatitjet që po bën Kosova për t’u anëtarësuar në organizatat e ndryshme politike dhe ekonomike, procesi i njohjeve, shërbimi diplomatik i Kosovës dhe funksionalizimin e tij etj.
Ligjërata e ministrit Hyseni ngjalli interesim të madh te studentët, çka u pa edhe në pyetjet e shumta që ata i parashtruan atij. Tematika e pyetjeve sillej rreth hapjes së ambasadave, decentralizimit, planit gjashtëpikësh etj.