Partizani cinik nenshtron Beselidhjen
Jeton Selimi
Partizani - Beselidhja 1-0
Shenues: Muzaka
Partizani: Shehi, Tafaj (Dhembi 69'), Pinari, Osmani, Gjyla, Hallaci, Devolli, Karapici, Muzaka, Malindi (Babamusta 89'), Abilaliaj (Dashi 79')
Trajner: Hasan Lika
Beselidhja: Koci, Hashani, Kruja, Toma, Gruda, Dimitrevski (Perlleshi 41'), Da Silva, Ngjela, Smaili (E.Malota 19'), Ivanaj, Petrevski
Trajner: Ilir Gjyla
Gjyqtare: Cekaj, Mali-Mustafaraj
Kartone te verdhe: Gruda, E.Malota
Mendjen e kishte me shume ne derbin e mesjaves sesa ne takimin e djeshem, por, gjithsesi, Partizani arrin te nenshtroje Beselidhjen, fale nje goli te shpejte te Gjergji Muzakes, qe ne minuten e dyte nenshtron portierin Koci, pas nje harkimi te sakte te Gjyles. Kaq eshte krejt ndeshja, vetem tre radhe per te pershkruar ate qe ka ndodhur ne "Qemal Stafa" dje, edhe pse Hasan Lika ka hedhur ne fushe nje formacion eksperimental. I privuar nga Bakaj, Shkembi (kane plotesuar numrin e kartoneve) dhe Dhembi, qe u la ne stol per te pushuar dhe aktivizimi i tij ne castet e fundit, ishte me shume nje mini-stervitje per te, Lika ka mundur te dale edhe kesaj radhe i fituar ndaj lezhjaneve, qe nuk kishin ardhur ne Tirane per shetitje, ndonese u mungon ende shume per te qene nje ekip i rrezikshem. Por, perpara se te nise topi i pare, dy skuadrat mbajten nje minute heshtje ne nderim te viktimave te Liqenit te Farkes.
Pjesa 1
Nen nje atmosfere te vaket, nis perballja mes Partizanit e Beselidhjes. Jane te kuqte, ata qe mesyjne qe ne fillim drejt portes kundershtare dhe pas nje aksioni te gjate, harkimi i Viktor Gjyles, nga e majta, ka gjetur saktesisht ne qender te zones Gjergj Muzaken, qe me te majten mposht lehtesisht portierin Koci. Duket se pasditja do te rezervoje nje goleade te vertete per skuadren e kuqe, por e verteta do te jete ndryshe. Aksionet e mepasshme shikojne nje Partizan kerkues dhe te kuqte kane te pakten dy mundesi te mira per ta mbyllur takimin qe ne pjesen e pare. Nje here Malindi e me pas Muzaka kane shperdoruar dy topa te arte. Nga ana tjeter, lezhjanet zgjohen vone dhe nje gjuajtje Grudes e grushtuar nga Shehi eshte tentativa e vetme serioze e miqve. Trajneri Gjyla eshte i detyruar te nxjerre Smajlin e demtuar ne minuten e 19-te, nderkohe qe nderron pak caste perpara perfundimit te 45 minutave te para edhe Dimitrevskin e ne vend te tij hedh Perlleshin. Sidoqofte, te kuqte e mbyllin fraksionin e pare te lojes ne avantazhin minimal 1-0.
Pjesa 2
45 minutat e dyta nisin si te parat, nje avantazh i lehte i te kuqve, qe kesaj here nuk arrije te jene te rrezikshem si ne fillim te takimit. Beselidhja shikon mefshtesine e vendesve, qe me shume sesa kjo ndeshje e kane mendjen te Kupa e Shqiperise, ku i pret Dinamo, dhe fillon te mendoje seriozisht drejt portes se Shehit, edhe pse portieri i Partizanit nuk rrezikohet kurre seriozisht nga sulmi mik. Lezhjanet vuajne shume organizimin ne mesin e fushes dhe gabojne tmerresisht shume topa, duke lejuar Karapicin apo Devollin te rikuperojne e te nisin kunderzbritje per Partizanin, qe nuk finalizohen ashtu sic duhet. Lika kerkon te freskoje skuadren dhe fut ne fushe Paulin Dhembin. Korcari shnderrohet ne armen plus te skuadres se kuqe, por Partizani vazhdon te vuaje presingun e Beselidhjes, ndonese keta te fundit jane te pasakte ne fazen permbyllese te aksioneve. Del Abilaliaj e hyn Dashi, te kuqte duan te freskojne sulmin, por mungon thuajse teresisht mbeshtetja e mesfushes. Lika ben edhe nderrimin e fundit. Babamusta hyn ne vend te Malindit. Durrsaku kishte kohe qe nuk zbriste ne fushat e blerta, ndaj per te, 2 minutat qe vrapoi, ishin me shume nje forme inkurajimi. Aksionin e fundit te ndeshjes e zhvilloi Beselidhja, por topi i goditur nga Malota perfundon per pak jashte. Shehi ekzekuton rivenien fundore dhe gjyqtari Cekaj sinjalizon perfundimin e takimit. Partizani momentalisht barazohet ne pike me Dinamon, por blute kane neser nje perballje te lehte ndaj Skenderbeut, i cili tashme i ka thene lamtumire kategorise superiore.
Deklaruan pas ndeshjes
Hasan Lika, trajneri i Partizanit:
"U pata kerkuar lojtareve shume impenjim, sepse Beselidhja, ndonese eshte nje skuader e fundit te renditjes, do te na hapte pune, pasi kerkon pike per mbijetesen. Ne pjesen e pare jam i kenaqur deri-diku nga loja, por nuk me pelqyen shperdorimet e shumta, kur duhej ta kishim mbyllur ndeshjen shume me shpejt. Kuptohet qe Kupa eshte ne mendjen e lojtareve, por tani ka rendesi qe siguruam tre piket".
Ilir Gjyla, trajneri i Beselidhjes:
"Ishte nje ndeshje e forte dhe ne ishim pergatitur per kete gje. Jam shume i kenaqur nga loja qe zhvilluan djemte e mi. Mund dhe desha te kishim dale me tjeter rezultat nga ky stadium, megjithate, ky eshte futbolli dhe duhet te pranojme verdiktin e fushes. Faza e trete sa vjen e veshtiresohet dhe ne duhet te jemi koshiente per kete gje. Fitorja e Teutes? S'eshte cudi, edhe ne mund te fitojme ne fusha te tilla".
Momente pikante
- Takimi ka filluar me nje minute heshtje ne kujtim te viktimave te liqenit te Farkes. Lojtaret jane bere rreth ne mesin e fushes dhe kane pritur vershellimen e Cekajt nen duartrokitjet e publikut.
- Vlonjati Arber Abilaliaj eshte bere protagonist ne takimin e djeshem. Vertet nuk shenoi, por ne momentin kur ai po linte fushen e lojes, tifozet lezhjane e kane share e ofenduar ne kor, por "Bokja" u eshte pergjigjur atyre me duartrokitje.
- Trajneri Ilir Gjyla e ka ndjekur takimin ne kembe dhe u ka bertitur ne cdo cast te tijve, qe duhet thene se kane gabuar shume. Shpesh i nervozuar, ai kerkonte shpjegime nga stoli i rezervave.
- Ne tribunen e nderit kane munguar kreret e dy klubeve. Karriget qe zakonisht pushtohen nga presidente e figura te tjera te njohura, kesaj here kane qene bosh.
- Kapiteni i Beselidhjes, Toma, ne pjesen e dyte nuk e ka pasur shiritin e kapitenit. Gjyqtari i katert, Peza, eshte detyruar te therrase vemendjen e kryesorit Cekaj, i cili ka kerkuar qe te zbatohet nje nga procedurat protokollare te ndeshjes.