Kokëdhima: Zyrat rajonale janë të paligjshme
Presidenti I nderit I klubit Apolonia, z.Koço Kokëdhima, ka qenë I vetmi në Asamblenë e djeshme që ka kundërshtuar diçka. Të 49 anëtarët e tjerë me të drejtë vote, thjesht ngrinin kartonin PRO kur ua kërkonin dhe kaq. Të krijohej përshtypja e një monotonie të zakonshme derisa erdhi moment që z. Kokëdhima të kundërshtaronte disa nga ndryshimet staturore.
Ai ka marrë fjalën menjëherë pasi ka folur anëtari I Komitetit Ekzekutiv Artan Hajdari që po shpjegonte anën ligjore të ndryshimeve që do bëheshin. Më vjen mirë kur dëgjon në momentin që do hartojmë legjislacionin e Federatës sonë, të thuhet se kemi ndjekur modelin e një Federate tjetër, apo të UEFA-s dhe FIFA-s. Unë mendoj se miratimi I kësaj pakete statutore është ngjarja më e rëndësishme e kësaj Federate.
Por nga ana tjetër, me keqardhje konstatoj se shumë akte normative janë të paligjshme. Ky kthim në këtë situatë sot, është kthim tek ligji por këto veprime duhej të ishin bërë më parë. Sugjeroj që juristët duhet tI shikojnë me kujds të gjitha rregulloret në mënyrë që edhe ato të mos jenë të paligjshme. Pastaj nuk është aspak normale që rregulloret të miratohen nga Komiteti Ekzekutiv.
Duhet të jetë Asambleja që tI miratojë. Në projektin që kemi përpara, I largohemi kësaj çështje. Ka një dilemë të madhe: Gjykatat sportive nuk duhet tI zgjedhë Komiteti Ekzekutiv se ka konflikt interesi këtu por duhet tI zgjedhë Asambleja. Përpos kësaj, klubet duhet të marrin pjesë në prodhimin e mandateve, duhet të kenë përfaqësuesit e tyre tek komisionet. Duket se Prodani mbledh propozimet e klubeve për këto komisione dhe zgjedh anëtarët e tyre por kjo është një farsë.
Klubet realisht duhet të kenë përfaqësuesit e tyre aty që tI mbrojnë. Nga ana tjetër, Federata vazhdon të gabojë me Zyrat e saj Rajonale të cilat prodhojnë mandate dhe delegatë për Asamble për tI shërbyer njerëzve të veçantë në Federatë. Në fakt, këto Zyra Rajonale janë të paligjshme sepse nuk figurojnë të rregjistruara askund. Ato janë struktura të Federatës dhe quhen anëtarë të saj ndërkohë. Kjo është e çuditshme-ka deklaruar z.Kokëdhima në fjalën e tij.