E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli anulon gjobën, rigjykim padisë së Kuliçajt ndaj Ballës

Gjykata e Apelit në Tiranë

TIRANE Gjykata e Apelit Tiranë ktheu për rigjykim padinë për shpifje të Agron Kuliçajt, nëndrejtorit të Policisë së Shtetit, kundër deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Vendimi i shpallur dje në Apel rrëzoi verdiktin e Shkallës së Parë të datës 28 tetor 2011. Shkalla e Parë detyronte deputetin Balla të dëmshpërblente paditësin Kuliçaj në shumën 700 mijë lekë. Balla u padit për shpifje, pas disa deklaratave të tij publike që përfshinin nëndrejtorin e Policisë së Shtetit në kontrabandën e naftës Virgin. Burime pranë Gjykatës së Apelit bënë të ditur se shkak për prishjen e vendimit janë bërë disa shkelje procedurale gjatë gjykimit të

Taulant Balla

padisë së Kuliçajt në Gjykatën e Tiranës. Sipas burimeve, gjatë gjykimit, deputeti Balla nuk është lajmëruar asnjëherë në adresën e tij për seancat, por vetëm në adresën e Kuvendit. Nga ana tjetër, avokati mbrojtës i deputetit pohoi dje se klienti i tij u qëndronte deklaratave të tij publike për paditësin Kuliçaj. Zoti Taulant Balla u qëndron deklaratave që ka thënë për paditësin, i cili në rastin më të mirë të mundshëm, mban përgjegjësi me mosveprim për gjithë këtë katrahurë që është bërë në lidhje me kontrabandën e naftës Virgin, u shpreh avokati në një prononcim për mediat pas seancës. Deputetit Taulant Balla u padit për shpifje në Gjykatën e Tiranës më 29 mars 2011, vetëm pak ditë pasi në një dalje publike për mediat ai përfshiu emrin e Kuliçajt në kontrabandën e naftës Virgin. Kuliçaj pretendoi në gjykim se këto deklarata i kishin shkaktuar dëm në nderin dhe autoritetin e

Agron Kuliçaj

tij, pasi ai nuk kishte qenë ndonjëherë i dyshuar, apo nën hetim nga hetimet për naftën Virgin. Paditësi nuk është hetuar si një person që ka qenë i përfshirë në veprën penale të kontrabandës të pretenduar, për të cilën flet në deklaratën e tij, i padituri Taulant Balla. Është vetëm Prokuroria, organi i vetëm kushtetues që ushtron ndjekjen penale e përfaqëson akuzën në emër të shtetit, organ ky që nuk e ka përfshirë paditësin Agron Kuliçaj ne hetimet për kontrabandën e naftës Virgin, thuhej në vendimin e gjykatës. ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›