E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukësi nën “darën” e borës dhe akullit

Edhe pse reshjet kanë pushuar që prej paradites së djeshme, situata vazhdon të jetë e njëjtë për shkak të temperaturave tejet të ulëta si dhe shtresës së madhe të akullit të krijuar.

Në qytetin e Kukësit, trashësia e dëborës arrin në 25-30 centimetra. Në segmentin e autostradës Morin–Kukës–Tunel, lëvizja e mjeteve mund të kryhet pa zinxhirë dhe situata është normalizuar. Të bllokuara janë komunat e Arrnit, Zapodit, Bushtricës dhe Kalisit në rrethin e Kukësit si dhe komuna e Lekbibajt në Tropojë.

Ndërkohë, po punohet për normalizimin e lëvizjes së mjeteve në akset e tjera rrugore, ku ende vështirësitë janë të ndjeshme. Kështu, po punohet duke hedhur kripë e skorje në akset rrugore Kukës – Qafë Shllak, Kukës – Shishtavec, Kukës – Dajrec, Krumë – Qafë Prush, Krumë – Kam Tropojë, ku ende vështirësia e lëvizjes së mjeteve si pasojë e shtresave të akullit është e ndjeshme. Aktualisht po punojnë 11 borëpastruese, 3 ekskavatorë, 3 fadroma, 5 kamionë, etj./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-26 12:21
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›