E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti fton investitorët kinezë

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, ka ftuar biznesin kinez të investojë në Shqipëri. I pranishëm në Forumin e Biznesit Shqiptaro-Kinez, Prifti tha se, "në këtë kuadër administrativ dhe fiskal të krijuar tashmë në Shqipëri, ekzistojnë shumë mundësi reale dhe frytdhënëse bashkëpunimi dhe investimi nga sipërmarrjet kineze". Ministri veçoi sektorët energjetikë, industrinë nxjerrëse dhe përpunimin e mineraleve, si mundësi të mira për investitorët kinezë. Në kuadër të vizitës së zv.kryeministrit kinez, Zhang Dejiang, u nënshkruan mes palëve dy marrëveshje të rëndësishme që formalizuan në nivel më të lartë bashkëpunimin ekonomik midis palëve. Prej dy ditësh në vendin tonë, bashkë me zv.kryeministrin kinez, kanë qenë të pranishëm edhe 70 investitorë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›