Ekstradohet narkotrafikani, i liruar për mungesë provash
Ekstradohet "i liruari" nga gjykata, i cili akuzohet për trafik armësh dhe droge me Italinë. Edison Begaj, i arrestuar në vitin 2008 dhe i liruar pak kohë më vonë, u shpall në kërkim sërish. Në muajin mars, ai u arrestua në Itali, ku vazhdonte aktivitetin e tij kriminal dhe dje është sjellë në pranga në Shqipëri, ku po gjykohet për trafikun e 284 kilogramëve drogë dhe një sërë armësh e municionesh. Bëhet fjalë për të arrestuarin gjatë operacionit "Qiriri i ndezur", i realizuar në Fier, ku u prangosën shtatë persona, por në atë kohë, Begaj u la sërish i lirë për mungesë provash.
Trafiku
Burimet policore bënë të ditur se rreth orës 12:30, nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma - Itali, drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Edison Arkimet Begaj, 29 vjeç, lindur e banues në Vlorë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin nr. 252, datë 11. 12. 2008, ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg", për kryerjen e veprës penale "Trafikim lëndësh narkotike" dhe "Trafikim të armëve dhe municioneve luftarake". Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tiranës me Interpol Romën, më datën 25 mars të këtij viti, u bë arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Operacioni "Qiriri i ndezur" çoi në pranga shtatë persona. Më 19 shkurt të vitit 2008, rreth orës 23.05, nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë është finalizuar ky operacion, i cili u shtri në territorin e rretheve Kavajë, Lushnjë, Fier, Vlorë për arrestimin e 7 personave dhe sekuestrimin e 284 kilogramëve lënde narkotike. Në përfundim të operacionit është bërë arrestimi në flagrancë i David Islamajt, 35 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, Erjon Dulaj, 30 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, Eduart Marku, 32 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Kavajë, Edison Begaj, 28 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, Sokol Cimili, 25 vjeç, lindur dhe banues në Fier, Albert Brahimaj, 36 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë dhe Brahim Cimili, 52 vjeç, lindur dhe banues në Fier. Arrestimi i tyre është bërë për veprën penale të "trafikimit të lëndëve narkotike", "trafikimit të armëve dhe municioneve" të kryera në bashkëpunim.
Hetimet
Nga hetimet e kryera me metoda speciale ka rezultuar se personat e arrestuar në bashkëpunim kanë tentuar të trafikojnë lëndë narkotike dhe armë në drejtim të Italisë. Si rezultat i punës hetimore në vendin e quajtur Ndërmenas, të Rrethit të Fierit është bërë sekuestrimi i 284 kilogramëve lëndë narkotike të vendosura në një automjet tip "Ford", me targa Fr 7493 B. Gjatë kontrollit të mjetit, përveç lëndës narkotike është bërë edhe sekuestrimi i një arsenali armësh si pesë automatikë, një pistoletë, 9 krehra automatiku, një armë me fishek model 56, 20 granata luftarake ofensive, 27 fishekë pistolete, 2 pako me nga 100 ndezës detonator secila. Madje, policia deklaroi në atë kohë se armët dhe droga ishin destinuar për mafien italiane. Megjithatë, Begaj nuk pranoi asnjë akuzë dhe kishte shumë pak prova në dispozicion të tij. Në këto kushte, gjykata e la të lirë. Pak kohë më vonë, Prokuroria për Krimet e Rënda, e cila mori në dorë hetimet arriti të mbledhë më shumë prova për këtë person dhe për të u dha masa e sigurisë "arrest me burg". Por ishte shumë vonë, pasi ai ishte larguar në drejtim të Italisë. Megjithatë, arratisja e tij nuk zgjati shumë dhe tashmë do të përgjigjet para drejtësisë shqiptare.