E Shtunë, 31 Tetor 2026

Internet, lamtumire domainit "yu"

BEOGRAD- Internet domain “Yu” një nga reliket e fundit të Republikës Federale Jugosllave ka dale nga perdorimi dje pas 21 vitesh ekzistencë.
Lajmi është bërë i ditur nga Rnisd, regjistri kombëtar serb i internet domein.

Sipas njoftimit të saj rreth 4 mijë afresa interneti të cilat përfundonin me “yu” janë bllokuar. Ndërkohë drejtuesit e këtyre adresave tashmë kishin aktivzuar një tjetër domain me identifikimin kombëtar të Serbisë, (.rs)

Në muzeun e historisë serbe është organizuar një takim lamtumire gjatë së cilës është ekspozuar kompjuteri i parë i prodhuar në Serbi si dhe një dokumentar mbi hakerat jugosllavë.

Të ftuarve u është ofruar një kokteil i pagëzuar 'kraj .yu' (fundi I .yu). Domain i cili u mbyll dje, ishte në funksion që në 1989 dhe ishte një nga gjurmët e fundit ende active të Federatës jugosllave e cila u shpërbë në 1990 në vazhën e një lufte të frikshme civile.

Gjashtë republikat që bënin pjesë në të, perfshi dhe Kosoven janë të gjitha të pavarura dhe secila ka domein e saj të quajtur 'Country code top-level domain”.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›