Sarajeve, Rama kerkon mbeshtetjen e PES per ne BE
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste i kërkon mbështetje Partisë socialiste Evropiane për anëtarësimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Kryesocialisti Edi Rama po merr pjesë në Konferencën “Shoqëritë progresive në Ballkan” që organizohet nga Partia Socialiste Evropiane dhe zhvillohet në Sarajevë.
Në fjalën e tij Rama tha se "liberalizimi i vizave është i rëndësishëm për shqiptarët" dhe kërkoi dhe mbështetjen e PPE-së .
Kreu socialist, Edi Rama,është i shoqëruar edhe nga sekretarja ndërkombëtare, Arta Dade e deputetët Ditmir Bushati e Arben Ahmetaj. Në këtë aktivitet marrin pjesë edhe përfaqësues të LSI-së.
Nje dite me pare PS informoi se Edi Rama i ka shkruar një letër Komisionerit për Zgjerim në BE, Stefan Fule mbi krizën në të cilën është futur klasa politike shqiptare. Qe ne fillim te letres, kreu socialist shprehu optimizmin e tij per liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian, ndërsa ngriti shqetësimin për rëndimin e situatës në Shqipëri për shkak të ngritjes së "një komisioni hetimor të njëanshëm dhe antikushtetues."
(s.g/BalkanWeb)