Interneti, mund të futet lehtë në mënyrë masive në shkolla
Unë kam 3 vajza në shkolle 9-vjeçare këtu ku jetoj, dhe ato kane gjithmonë projekte nga shkolla me tema të ndryshme: p.sh., të themi, tema “Franca”, apo një ekspeditë, apo një revolucion, apo për një kafshe. Keto jane tema jashte programit, por edhe në program.
Zakonisht nxenesit bejne referate për to dhe materialin numer një kane internetin. Është e mahnitshme se si e perdorin Google, se si e vjelin informacionin, se si e ndertojne pastaj. Vete nxenesit e duan shume këtë lloj mesimi: sepse e kerkojne informacionin në menyre aktive vete dhe pastaj e ndertojne logjikisht, të tillë, që të jete tërheqës për të tjeret. Të gjitha referatet lexohen para klases, vleresohen me notë, kritikohen, sugjerohen përmirësime. Mua kjo me duket shume e bukur dhe nëse do futej edhe në Shqiperi, aq me mirë, nuk shoh ndonjë vështirësi të madhe.