Një mungesë kuptimplote e strategjive partiake afatgjata
Rastet e vetëvrasjeve po shtohen me shpejtësi. Në përgjithësi situata me rininë tonë është shqetësuese. Habitem se si politika në Shqipëri ka kaq shumë gjëra me të cilat mund të merret dhe asnjëherë nuk ka strategji që lidhen me probleme që kërkojnë zgjidhje afatgjata.
Dritëshkurtësia në këtë rast është kuptimplote. Politika në Shqipëri është e atij lloji primitiv që mendon vetëm për ardhjen në pushtet dhe jo për strategji kombëtare afatgjata. E dini që në SHBA, Klinton dhe Bush, dy presidentët e fundit janë marrë gjatë me skemën e Sigurimeve Shoqërore? Parashikohet që ajo të falimentojë në SHBA pas 52 vjetësh. Por ata merren që tani ama…