E Diel, 1 Nëntor 2026

Kam ardhur tju pyes, a më rrinë mirë gradat që kam vënë?

E keqja e qeverisjeve tona është se kanë patur vetëm një apo dy elementë të duhur, kurse shumica janë mediokër që janë rritur në sisët e partisë dhe nuk kanë asnjë vlerë menaxhuese, madje nuk e kanë idenë së çfarë është puna e vërtetë.

Këta kanë të gjithë, atë që unë e quaj “kompleksi Gazepi”. Këtë togfjalësh e kam marrë nga një histori.

Me rastin e 25-vjetorit të Pavarësisë, Mbreti Zog gradoi një tog ushtarakësh të dalluar dhe me atë rast organizoi një ceremoni madhështore në Pallat, të shoqëruar me banket të pasur.

Fytyrat e oficereve të graduar shkëlqenin nga hareja më shumë së vezullimet e spaletave mbi supet e tyre. Nxinte vetëm fytyra e togerit Osman Gazepi, adjutant i Mbretit Zog, të cilin Madhëria e tij nuk e kishte graduar meqë ishte i pashkolluar dhe me zor shkruante emrin kur hidhte firmën në bordero.

Të nesërmen, togeri Osman Gazepi, si fshatar i zgjuar dhe gaztor, vë mbi supe spaletat e majorit dhe hyn serbes në zyrën e Naltmadhërisë së tij. Zogu e sheh në sy adjutantin duke pritur çfarë kishte për të raportuar. Osman Gazepi i tha: “Naltmadhëri, kam ardhur t’ju pyes, a më rrinë mirë gradat që kam vënë mbi supe?”. Zogu u mendua vetëm një çast, pastaj i zgjati dorën, duke e uruar: “I gëzofsh!”. Vetëgradimi i Osman Gazepit kishte patur sukses të plotë…

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›