Nuk i ka bërë me lekët e xhepit të tij ato rrugë
Pashë një reportazh në Televizionin Publik Shqiptar me një vizitë të Kryeministrit në disa qytete të Shqipërisë. Më bëri përshtypje që Kryeministri, ndërsa priste shirita nëpër akse rrugore të nisura e të panisura, thoshte vazhdimisht para kamerave: E shikoni, Sali Berisha e mban fjalën!...
E kuptoj fare mirë që besimi i qytetarëve te Kryeministri është në pikën zero dhe ky e ka të nevojshme të thotë klishe të tilla, por ajo që nuk kuptoj është mentaliteti i këtij individi.
Si e personifikon një investim në mënyrë të tillë? Si mund të thotë Sali Berisha se e mban fjalën? A është në vete ky, apo i duket vetja sikur është në fshatin e tij në Bjeshkë?
Ato rrugë (nëse janë bërë) janë bërë me paratë e shqiptarëve dhe jo të Sali Berishës. Nuk i ka bërë as me lekët e veta, as me lekët e Argitës, kështu që mos na broçkullisë shumë formula bajraktarësh të dala mode, se nuk i kemi ndonjë borxh! Përkundrazi, ky robi i ka shumë borxhe qytetarëve të këtij vendi...