Qeveria miraton Konventën Për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar
Në Ditën Ndërkombëtare të Paaftësisë, Qeveria miratoi Konventën “Për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara”, e cila i hap rrugë Ratifikimit të saj, si dhe hartimit e zbatimit të një plani veprimi ndërinstitucional, që do të shërbejë për të përmbushur detyrimet e Konventës. Me ratifikimin e Konventës, Shqipëria përmbush nga detyrimet për liberalizmin e vizave dhe integrimin europian të vendit.
Spiro Ksera “Kam kënaqësinë të bëj me dije se pikërisht sot, në Ditën Ndërkombëtare të Paaftësisë, Qeveria shqiptare miratoi vendimin për nënshkrimin e Konventës “Për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara” me Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila i hap rrugë Ratifikimit të saj, si dhe hartimit e zbatimit të një plani veprimi ndërinstitucional, që do të shërbejë për të përmbushur detyrimet e Konventës. Kjo Konventë përfaqëson dokumentin e parë në të cilin aftësia e kufizuar njihet si çështje e të drejtave të njeriut dhe synon që përfitimi i të drejtave ekzistuese të zgjerohet dhe të garantohet, duke detyruar vendet anëtare të krijojnë një shoqëri ku personat me aftësi të kufizuar të intergohen lehtësisht.
Me ratifikimin e Konventës, Shqipëria përmbush një nga rekomandimet e Raportit Progresit të Bashkimit Evropian dhe plotëson një nga detyrimet për libëralizmin e vizave dhe integrimin europian të vendit.
Qeveria, që nga viti 2005, ka rritur mbështetjen financiare 50% për të gjitha kategoritë e personave me aftësi të kufizuar dhe ka hartuar hartuar Strategjinë Kombëtare të Aftësisë së Kufizuar dhe një Plan të detajuar Veprimi.
Funksionon Këshilli Kombëtar për Çështje të Aftësisë së Kufizuar pranë Këshillit të Ministrave, në të cilin marrin pjesë në cilësinë e anëtarit shoqatat që përfaqësojnë personat me aftësi të kufizuar, duke sjellë e konsultuar në nivelin më të lartë të gjithë problematikën që shqetëson këtë kategori.
Për vitin 2009 me fondet buxhetore u trajtuan 128.876 persona të paaftë dhe kujdestarët e tyre dhe për vitin 2010, parashikohet të trajtohen 131,679 persona, me një fond prej 11.442 miliard lekë, ose 24% më shumë se viti 2009.
Qeveria është e vendosur që, përveç Ratifikimit të Konvetës, për 2010 të hartojë një ligj integral me synim krijimin e një sistemi të ri, që rrit mbështetjen për personat me aftësi të kufizuar në bazë të rëndësës së sëmundjes, duke garantuar parandalimin, reabilitimin dhe integrimin e tyre në jetën shoqërore.”