Interneti tokësor për 15 vjet, starton tenderi 300 mijë euro
Vlera fillestare e tenderit nis me 300 mijë euro dhe hapja e ofertave bëhet më 5 dhjetor. Autorizimi do të jetë i vlefshëm për një periudhe 15 (pesëmbëdhjete) vjet, me mundësi rinovimi në fund të përfundimit të periudhës së vlefshmërisë.
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka hapur procedurën e tenderit për të drejtat e ndërtimit të rrjeteve të komunikimeve elektronike publike, për të ofruar shërbime tokësore me brez të gjerë në të gjithë territorin e vendit. Vlera fillestare e tenderit nis me 300 mijë euro dhe hapja e ofertave bëhet më 5 dhjetor. Angazhimi i përdorimit të brezit të gjerë të internetit tokësor pritet të përmirësojë në mënyrë rrënjësore kapacitetin dhe shpejtësinë e internetit në të gjithë vendin, pasi infrastruktura aktuale nuk i përgjigjet kësaj cilësie. Ndërtimi i këtij rrjeti gjithashtu pritet të jetë një revolucion i përhapjes së internetit në zonat rurale të vendit dhe në uljen e çmimeve në të njëjtën kohë. Të drejtat e përdorimit jepen me qëllim ndërtimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike publike, për të ofruar shërbime tokësore me brez të gjerë në të gjithë territorin e vendit. Autorizimi individual do të jetë i vlefshëm për një periudhe 15 (pesëmbëdhjetë) vjet, me mundësi rinovimi në fund të përfundimit të periudhës së vlefshmërisë. Fituesi ka të drejtën dhe obligimin të negociojë me operatorët e tjerë lidhur me interkoneksionin, në përputhje me përcaktimet e ligjit. Sipas AKEP, kriteret e vlerësimit të ofertave janë: çmimi i ofertës dhe koha e mbulimit me shërbim në shkallë gjeografike. Çmimi i ofertës vlerësohet me 90 pikë dhe koha e mbulimit me shërbim do të vlerësohet me 10 pikë. Periudha minimale e mbulimit me rrjet është deri në fund të 6-mujorit të parë, jo më pak se 30% të territorit. Deri në fund 12 muajve, jo më pak se 60% të territorit dhe deri në fund të 18 muajve, jo në dokumentacionin e tenderit. AKEP sqaron se dhënia e Autorizimit individual do të bëhet brenda 10 ditëve kalendarike pas shpalljes së fituesit dhe kryerjes së të gjitha pagesave. Nga ana tjetër fituesi është i detyruar të fillojë ofrimin e shërbimit për publikun brenda një periudhe prej 4 muajsh nga data e marrjes së autorizimit individual.