E Shtunë, 31 Tetor 2026

Provimi i shtetit, 9 mijë kandidatë në testime

Rreth 9 mijë ish-studentë të fakulteteve të Mjekësisë, Inxhinierisë dhe Mësuesisë, që kanë përfunduar shkollën e lartë një vit më parë, në mes të muajit nëntor, pritet t’i nënshtrohen Provimit të Shtetit, për marrjen e licencës së ushtrimit të profesionit. Testimi, që këtë vit bëhet për herë të parë do të realizohet në salla të vogla të pajisura me kompjutera, ku elektronikisht për 60 minuta konkurrentët do të plotësojnë tezën me alternativa, përgjigjet e së cilës do t’i marrin pak minuta pas përfundimit të saj. Të gjithë të rinjtë që janë regjistruar për t’iu nënshtruar këtij provimi deri më 26 tetor, kur përfundon dhe afati në dispozicion, duhet të paguajnë një tarifë që sipas specialistëve, pritet të jetë 10 mijë lekë të reja. Provimi i Shtetit, i bazuar në ligjin “Për profesionet e rregulluara”, miratuar në vitin 2009 dhe i zbatuar për herë të parë këtë vit, synon përafrimin e përvojave tona me ato të komunitetit europian.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›