Shtohen fondet për arsimin e mesëm dhe profesional
Shtohen fondet për arsimin e mesëm dhe profesional. Qeveria ka miratuar dje vendimin për rishpërndarjen e fondeve në buxhetin e vitit 2011, miratuar për Ministrinë e Arsimit. Me propozimin e ministrit të Arsimit, Këshilli i Ministrave vendosi dje që në programin buxhetor “Arsimi i mesëm i përgjithshëm”, t’i shtohet fondi prej 46 milionë lekësh.
Po ashtu, edhe për programin buxhetor “Arsimi profesional”, do të shtohet fondi prej 50 milionë lekësh. Ndërkaq, qeveria ka vendosur që në disa programe të tjera të arsimit të zbriten fondet. Më konkretisht, programit buxhetor “Planifikim menaxhim”, do t’i zbritet fondi prej 79 milionë lekësh, programit të “Arsimi bazë”, do t’i hiqen 2 milionë lekë, dhe atij të “Arsimit të lartë”, 15 milionë lekë.