Gërdeci, shkarkohet koloneli i katërt
• Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa shkarkoi nga detyra Kolonelin Kadri Sula, duke çuar kështu në katër numrin e zyrtarëve të ushtrisë të ndëshkuar pas tragjedisë së Gërdecit.
Trazhgim Sokolaj
Largimi nga detyra i Kolonelit Kadri Sulaj është bërë nga kreu i dikasterit të Mbrojtjes, në një kohë kur hetimet e Prokurorisë për tragjedinë nuk kanë përfunduar. Pak ditë më parë, në formë ndëshkimi për tragjedinë e Gërdecit, Oketa firmosi shkarkimin e tre zyrtarëve të tjerë të ushtrisë. Vetëm pak kohë pasi kishte marrë detyrën kreu i Mbrojtjes firmosi shkarkimin për Hilmi Laçin, ish-drejtor i Drejtorisë së Armatimit e Municioneve në Shtabin e Përgjithshëm, Idlir Nikolën, Komandant i Policisë Ushtarake dhe Dashnor Çaushin, drejtor i Drejtorisë së Logjistikës në Shtabin e Përgjithshëm. Pas tyre, listës së zyrtarëve të ndëshkuar me shkarkim nga detyra, i është shtuar dje edhe Kolonel Kadri Sulaj. Ai mbante detyrën e Komandantit të Brigadës së Furnizimit pranë Komandës së Mbështetjes Logjistike. Sipas burimeve nga hetimi dhe Ministria e Mbrojtjes, Kadri Sulaj për shkak të detyrës ishte i ngarkuar të kryente dhe të ndiqte në hollësi procesin e transportimit të municioneve, që ishin destinuar për demontim. Ato sipas një grafiku duhej të nxirreshin nga depot dhe repartet e ushtrisë dhe të dërgoheshin në fabrikën që Mihal Delijorgji kishte ngritur në ish-repartin e tankeve në Gërdec. Burimet e Prokurorisë deklaruan se, nga hetimet e tyre nuk ka rezultuar ende që Koloneli Kadri Sulaj të ketë kryer ndonjë shkelje apo parregullsi, megjithatë hetuesit thanë se, po verifikojnë për një gjë të tillë. Sipas tyre, ndëshkimi me largimin nga detyra të Komandantit të Brigadës së Furnizimit është më shumë një veprim administrativ në kompetencë të ministrit të Mbrojtjes sesa një tregues për pozitën penale të ushtarakut. Prokuroria sqaroi se, nëse Ministria e Mbrojtjes ka fakte apo prova për parregullsi në detyrë nga Kolonel Kadri Sula, grupi hetimor do të kërkojë të njihet me to. Organi i akuzës deri më tani, ka marrë në hetim nga të shkarkuarit me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, vetëm Dashnor Çaushin, ish-shefi i Drejtorisë Logjistikë në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Të shkarkuar
Hilmi Laçi
Ish-drejtor i Drejtorisë së Armatimit e Municioneve në Shtabin e Përgjithshëm
Idlir Nikola
Komandant i Policisë Ushtarake
Dashnor Çaushin
Drejtor i Drejtorisë së Logjistikës në Shtabin e Përgjithshëm
Kadri Sulaj
Komandantit të Brigadës së Furnizimit pranë Komandës së Mbështetjes Logjistike
Akuza: Municionet në Gërdec, me 20 ditë vonesë
TIRANE - Prokuroria zbulon diferencën kohore dhe sasiore të municioneve që kanë dalë nga depot dhe repartet e ushtrisë shqiptare për t'u transportuar në ish-fabrikën e demontimit në Gërdec. Sipas burimeve nga grupi i hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme, janë zbuluar raste kur municioni që është bërë dalje nga depot dhe repartet e ushtrisë ka mbërritur në Gërdec në rastin më të keq rreth 20 ditë më vonë. Një fakt i tillë është konfirmuar nga Prokuroria gjatë verifikimit të dokumenteve të mbajtura nga repartet e depot ushtarake për dorëzimin e municionit, si dhe nga shfletimi i raporteve të mbajtura për hyrjen e municioneve dhe predhave në ish-fabrikën e Gërdecit. Burimet nga grupi i hetimit konfirmuan dje se, janë duke hetuar tashmë edhe mundësinë që në Gërdec të kenë mbërritur në sasi më pak fishekë sesa numri i atyre që bëheshin dalje nga repartet dhe ushtarake për t'u dërguar për demontim. Organi i akuzës u rezervua të deklarojë çfarë ka ndodhur me fishekët dhe me predhat gjatë kohës që ato kanë dalë nga ushtria dhe nuk kishin mbërritur në Gërdec. Një gjë e tillë mësohet se është në verifikim nga Prokuroria, e cila konfirmoi gjithashtu se ka dyshimet e saj për atë që mund të ketë ndodhur gjatë kësaj kohe. Sipas grupit hetimor, janë vënë re diferenca të përsëritura dhe të paarsyeshme në krahasimin mes kohës kur niseshin municionet për në Gërdec dhe datave të mbërritjes së tyre në ish-fabrikën e demontimit, e cila shpërtheu mesditën e 15 marsit të këtij viti, duke shkaktuar 26 të vdekur dhe mbi 300 të plagosur. Sipas dokumenteve të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, fabrika e demontimit në Gërdec ka pasur në grafikun e saj të furnizimit më tepër se 26 reparte dhe depo ushtarake, nga të cilat nxirreshin fishekët dhe predhat e destinuara për demontim. Pas dokumentimit të diferencës kohore në transportin e municioneve Prokuroria po verifikon nëse gjatë transportit dhe procedurave të ndjekura është zhdukur ndonjë sasi municioni. Organi i akuzës po verifikon edhe një parregullsi të mundshme të dokumentacionin që pasqyron hyrje-daljet e sasive të municionit. Ndërkaq pas këtyre verifikimeve prokurorët do të marrin deklarime edhe nga tre të arrestuarit, Ylli Pinari, ish-drejtor i ndërmarrjes MEICO, Mihal Delijorgji, pronar i firmës "Alba Demil", që kryente demontimin dhe Dritan Minxollin, ish-drejtor teknik i fabrikës. Ata pritet të japin sqarime rreth diferencave të dyshimta në kohën dhe sasinë e transportuar të municioneve nga institucionet ushtarake drejt ish-fabrikës së Gërdecit. tr.so
Kongresi shtyn dëshminë e Efraim Diverolit
SHBA - Kongresi Amerikan vendosi të shtyjë seancën dëgjimore për tre drejtuesit e kompanisë AEY, që mbuloi për shumë ditë faqet e para të gazetave të të gjithë botës, me skandalin e trafikut të armëve dhe municioneve të skaduara në Afganistan. Efraim Diveroli dhe dy bashkëpunëtorët e tij pritej të dëshmonin dje para Kongresit Amerikan dhe Komisionit të Reformave Qeveritare të drejtuar nga Henry Ëaxman. Shkak i shtyrjes së seancës duket se është axhenda e ngjeshur e Kongresit Amerikan këto ditë. Seanca u shty pa lënë një datë të saktë se kur do të bëhet raportimi i ardhshëm i tre drejtuesve të AEY në Kongres. Ata akuzohen për mashtrim në një kontratë federale me Pentagonin, pasi kanë dorëzuar me dokument të nënshkruar municione të prodhuara në Kinë prej dekadash, të ndaluar për tregti nga ligji amerikan, duke i paraqitur ato si municione të prodhuara në Hungari. Bashkë me treshen drejtuese të kësaj kompanie u thirrën për të dëshmuar edhe anëtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Departamentit të Mbrojtjes, mbi faktin që një kompani me probleme të mëdha si ajo AEY e Efraim Diverolit të marrë kaq shumë kontrata federale me shifra të konsiderueshme. Skandali i mashtrimit të kësaj kompanie, e cila kishte një kontratë prej rreth 300 milionë dollarësh me Pentagonin për të furnizuar me armë ushtrinë afgane, kishte nisur prej disa muajsh, por u kulmua pas shpërthimit në depon e armëve në Gërdec, në Shqipëri, një depo nga ku merrte municione edhe kompania AEY me president Efraim Diverolin e furnizuar nga MEICO. Skandali ka tronditur administratën amerikane pasi shumë analistë dhe rivalë politikë të Bush po ngrenë pyetjen se si ka mundësi që një djalosh 22-vjeçar, presidenti i AEY (Efraim Diveroli), të arrijë të nënshkruajë një kontratë me Pentagonin, me një vlerë kaq të madhe. Kjo ishte kontrata e 50-të e kësaj firme me Pentagonin. Tashmë janë të shumtë zërat që qarkullojnë se bashkëpunëtorë të afërt të presidentit Bush janë të përfshirë në këtë skandal armësh, pasi kanë favorizuar pa motiv firmën AEY, me një president pak më shumë se adoleshent pa eksperienca të mëparshme ushtarake dhe me një zv/president 25-vjeçar me profesion masazhier.