Rama takim në Lazarat
• Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka qenë dje në Lazarat të Gjirokastrës, atje ku mbi 90% e popullit votojnë për Partinë Demokratike.
Kreu i opozitës shqiptare, fillimisht është ndalur në banesën e Fiqiri Rabajt në Lazarat, ku ka ngushëlluar kryefamiljarin e kësaj shtëpie për vdekjen e të birit dhe më pas ka zhvilluar një takim të suksesshëm në qendër të Lazaratit. Gjatë takimit me të rinj të këtij fshati, Rama u ka bërë thirrje të jenë aktivë në politikën e re të PS-së, që ka për synim zhvillimin e vendit larg ndasive partiake. "Sot Shqipëria ka nevojë për një klasë politike të re, që të jetë instrument në duart e qytetarëve për zgjidhjen e problemeve më akute që e shqetësojnë dhe jo të bëhen medoemos të verbër përballë një politike, që ka 17 vjet që është e pranishme me format e saj arkaike", është shprehur kryetari socialist. Në këtë vizitë, kryetari i Partisë Socialiste shoqërohej nga kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Bime dhe nga kreu i PS-së në Gjirokastër, Florian Hysi. Lazarati njihet si një bastion i Partisë Demokratike, ku që pas vitit 1992 të zgjedhjeve të para demokratike, ky fshat ka nxjerrë fituese vetëm të djathtën. Rama i shoqëruar nga deputeti i zonës së rrethit të Gjirokastrës, Vangjel Tavo dhe anëtarët e Asamblesë, Arben Ahmetaj dhe Auron Tare, ka marrë kontakt me banorët e fshatit Valare në komunën Lunxhëri dhe me elektoratin socialist të qytetit të Gjirokastrës.