Interpelancat me Berishën, Ruci: po shkelet rregullorja, Topalli: Ndodhej jashtë
TIRANË- Kërkesat për interpelancë të opozitës me kryeministrin Berisha, kanë shkaktuar debate në Kuvend.
Opozita socialiste deklaroi sot në Kuvend se kryeministri Sali Berisha nuk i është përgjigjur kërkesës së saj për interpelancë urgjente lidhur me zbatimin e marrëveshjes koncesionare për shfrytëzimin e kromit në Bulqizë.
Në nisje të seancës plenare kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, tha se me këtë qëndrim të kryeministrit është shkelur rregullorja dhe kjo synon të shmangë kontrollin parlamentar ndaj ekzekutivit.
"Interpelanca e kërkuar nga PS është urgjente dhe rregullorja e parashikon qartë, por ju jeni në shkelje të plotë të rregullores. Kërkesa që deputeti bën për interpelancë me kryeministrin nuk mund t'i kalohet ministrit të fushës. Kryeministri duhet të vijë brenda tre javësh në Kuvend dhe ju jeni në shkelje të rregullores. Interpelanca është mjet i kontrollit parlamentar ndaj ekzekutivit dhe mos e shmangni atë", iu drejtua Ruçi kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.
Në reagimin e saj kryeparlamentarja u përgjigj se për të njëjtën temë kryeministri është përgjigjur në interpelancat e mëparshme në Kuvend, të kërkuara nga opozita, në muaj shtator dhe nëntor të vitit të kaluar. Por, shtoi ajo, kërkesës për interpelancë mund të vijë dhe t'i përgjigjet dhe ministri i linjës.
(el.me/BalkanWeb)