E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita kundër Homofobisë, Ashton: Të drejtat e njeriut të respektohen për të gjithë

BRUKSEL- Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian Katherine Ashton ka uruar me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë.

“Në emër të Bashkimit Evropian, unë jam krenare që i bashkohem kësaj feste”,- thotë Ashton. Baronesha shprehet qartë se “kur flitet për të drejtat e lezbikëve, të personave homoseksualëve, biseksualë, transgjinorëve dhe personave interseks, nuk flitet për futjen e të drejtave të reja për një grup të caktuar njerëzish. 

Bëhet fjalë që të njëjtat të drejta të njeriut të zbatohen për çdo person kudo pa diskriminim. Unë u bëj thirrje të gjitha shteteve ta bëjnë këtë një realitet për të gjithë", -përfundon deklarata e Ashton.
(el.me/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›