E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend, Shalsi: Vratë 26 vetë, Mediu: Kam vetëm dhimbje morale

TIRANË- Kuvendi nisi punimet e seancës së sotme plenare, ku pritet të shqyrtohen disa p/ligje që lidhen me çështjet e pronësisë së tokës bujqësore. 

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste pritet të abstenojë sot, ligjin “Për plotësimin e dokumentacionit të pronësisë së përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore”, i kundërshtuar prej të majtëve edhe gjatë diskutimit të tij nëpër komisionet parlamentare. Sipas opozitës, ligji ka qëllim në vetvete përjashtimin nga e drejta e njohjes së pronësisë mbi tokën për sa më shumë familje, gjë që sipas të majtëve veç do ta ndërlikojë më tej çështjen e pronave, bashkë me problemet sociale që bart me vete. 

Ndërkohë, kanë shkaktuar debate në Parlament kërkesat për interpelancë të opozitës me kryeministrin Berisha. Kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruci deklaroi se po shkelet rregullorja. Në përgjigje të Rucit, Topalli u shpreh se interpelancat nuk janë zhvilluar për shkak të angazhimeve të kryeministrit jashtë vendit. 

SHALSI: VRAVE 26 VETA. MEDIU: KAM VETËM DHIMBJE MORALE
Debati mbi tokën bujqësore ka degjeneruar në akuza të ndërsjellta mes ministrit të Mjedisit Fatmir Mediu dhe deputetit socialist Eduart Shalsi. PS deklaroi se nga ky ligj nuk përfitojnë ish-pronarët, por vetëm pronarët, ndwrkohw qw ministri i Mjedisit Fatmir Mediu kwrkoi qw tw merret si bazë vendimi i gjykatës së Strasburgut. 
“Shalsi më kërkon të kërkoj falje, por ju duhet të këkoni falje që i keni burgosur, që i keni thënë ish-pronarwve nuk jeni pjesë e partisë tonë.”,- deklaroi Mediu. 

Si replikë deputeti socialist Shalsi akuzoi Mediun për tragjendinë e Gërdecit. “Do të them një ndryshim të madh, nuk më bën pështypje ke qënë ministër në kohën që Shqipërisë i ka ndodhur një fatkeqësi, duhet të ishe kokëulur, janë vrarë 26 veta dhe ke kurajë të më tregosh faljen mua”,- tha Shalsi. 

Ministri Mediu deklaroi se ndjen vetëm dhimbje morale, ndërkohë kërkoi nga opozita që të përballet hapur me të vërtetën dhe të mos luajë rolin e kukuvajkës.
“Të kishe pasur minimunim tim të kurajos, atëherë duhet të kërkoje vërtetë ca ka ndodhur dhe të mos bëjë kukuvajkën, por ju e bëni vetëm për interes politik, pozicionin tim e kam bërë të qartë, dhe kam vetëm dhimbje morale dhe jo lidhore”,- deklaroi Mediu. 

TOPALLI: PROPOZUAT AVOKATIN E GËRDECIT PËR NËN/KREUN E KLD
Kryeparlamentarja Topalli, e cila akuzoi opozitën se ka gënjyer shqiptarët duke thënë se i‘u ka vrarë qeveria, ndërkohë propozuan avokatin e Gërdecit Ardian Visha, për postin e nënkryetarit të KLD-së. 
“Ishit ju që propozuat avoktatin e Gërdecit, ndaj na kërko neve të falur se keni gënjyer shqiptarët duke thënë se ju ka vrarë qeveria, Jozefina…Na kërkoni të faluar sepse avokatin e Gërdecit e kërkuat për nënkryetar të KLD-së”,- theksoi Topalli.

INTERPELANCAT ME BERISHËN, RUCI: PO SHKELET RREGULLORJA
Opozita socialiste deklaroi sot në Kuvend se kryeministri Sali Berisha nuk i është përgjigjur kërkesës së saj për interpelancë urgjente lidhur me zbatimin e marrëveshjes koncesionare për shfrytëzimin e kromit në Bulqizë. 

Në nisje të seancës plenare kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, tha se me këtë qëndrim të kryeministrit është shkelur rregullorja dhe kjo synon të shmangë kontrollin parlamentar ndaj ekzekutivit. 

Në reagimin e saj kryeparlamentarja u përgjigj se për të njëjtën temë kryeministri është përgjigjur në interpelancat e mëparshme në Kuvend, të kërkuara nga opozita, në muaj shtator dhe nëntor të vitit të kaluar. Por, shtoi ajo, kërkesës për interpelancë mund të vijë dhe t'i përgjigjet dhe ministri i linjës.

RENDI I DITËS
Rendi i ditës i seancës parashikon shqyrtimin e një shtese në ligjin "Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore", të p/ligjit "Për përfundimin e procesit të kalimit në pronësi përfituesve të tokës bujqësore të ish ndërmarrjeve bujqësore", si dhe të disa ndryshimeve në ligjin "Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore".

Punimet e sotme të parlamentit përfshijnë dhe diskutimin e p/rezolutës "Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2011". Në mbyllje të seancës është parashikuar një interpelancë me Ministrin e Drejtësisë, Eduard Halimi, e kërkuar nga deputeti i PS-së, Erjon Braçe.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Interpelancat me Berishën, Ruci: po shkelet rregullorja, Topalli: Ndodhej jashtë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›