E Diel, 1 Nëntor 2026

Interpol ekstradon nga Greqia 46 vjeçari i shpallur në kërkim

TIRANË- Një 46 vjeçar nga Shkodra, i shpallur fajtor për ushtrim dhune ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij, u ekstradua sot nga Greqia drejt vendit tonë, ku do të vuajë dënimin e dhënë më parë nga drejtësia shqiptare.
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur sot se, Interpol Tirana ekstradoi të enjten nga Greqia 46 vjeçarin Eduard Bushi, i dënuar në shkurt të vitit 2009 nga Gjykata e Shkodrës me 4 muaj e 15 ditë burg, për kryerjen e veprës penale të “Kanosjes“.
Referuar burimeve, mësohet se 46 vjeçari Bushi akuzohet se, në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij, duke i kanosur ata se do t’i vriste.
Mësohet gjithashtu se 46 vjecari Bushi u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar në Grevena të Greqisë, pas një bashkëpunimi të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›