E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sezoni turistik Policia e Tiranes me nje plan te vecante masash

Policia e Tiranës ka nisur zbatimin e një plani të veçantë masash në funksion të parandalimit të ngjarjeve kriminale dhe garantimin e rendit e të qetësisë gjatë sezonit turistik veror 2001, për krijimin dhe garantimin për turistët vendas e të huaj të kushteve sa më të mira të sigurisë, ambjenteve e standardeve për pushime në zonat turistike.

Synohet realizimi i kontrollit të plotë mbi të gjithë personat dhe grupet me tendenca kriminale, bashkëpunimi me strukturat e tjera policore, parandalimi i krimit dhe rritja e sigurisë në rrugë e vendet e frekuentuara nga pushuesit, disiplinimi i trafikut rrugor dhe parandalimi i aksidenteve.

Shërbime të përforcuara janë caktuar kryesisht në Komisariatin e Policisë së Kavajës, për plazhin e Spillesë, Golemit dhe plazhin e Gjeneralit.

Masa specifike aplikohen për mbulimin e akseve rrugore Kamëz-Tiranë, Rinas-Tiranë, Tiranë-Ndroq-Plepa, Tiranë-Vorë-Durrës, Tiranë-Krrabë, Tiranë-Dajt, gjatë ditëve të javës dhe kryesisht në ditët e shtuna dhe të diela.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›