E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Transplantet për herë të parë me ligj

TIRANË- Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili në një dalje publike ka sqaruar projektligjin e ri për tansplentin e indeve, organeve dhe qelizave. Sipas Vasilit kjo është iniciativa e parë ligjore në vendin tonë në fushën e transplantit.

“Ligji në mënyrë shumë të qartë dhe të prerë përcakton cilët janë ata që mund të dhurojnë dhe kush ka autoritetin të shprehet në emër të tyre, për ata që nuk jetojnë. Dhe këtu është vendi për të thënë njëherë e përgjithmonë që Shqipëria nuk ka vend për debate pa vend dhe shterpë sepse atë debat që Europa e ka konsumuar dhe e ka transformuar në një direktivë të saj dhe ne këtë direktivë e marrim dhe e transplantojmë në legjislacionin tonë besoj se këtu diskutimet kanë marrë fund”,- u shpreh Vasili.

Pyetjes lidhur me lejen e klinikave private që të kryejnë transplante Ministri i Shëndetësisë i’u përgjigj.

“Qartë në ligj thuhet se si operon privati dhe se si janë unike standardet, standardet të njëjta dhe rregull lincensimi i ndryshëm. Ne edhe për cështjen e transplantove dhe për problemin e vdekjes, nuk kemi bërë asgjë tjetër vecse kemi risjellë në vëmendje të kësaj cështjeje se cila është norma Europiane për vlerësimin e vdekjes”,- deklaroi Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili

Që prej të hënës projektligji i transplantit të organeve, indeve dhe qelizave po diktutohet në Komisionin e Shëndetësisë i cili ditën e djeshme e ktheu në Ministri për rishikim të disa neneve të tij.
(e.m/NEWS24/BAlkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›