E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembet ndertesa nga amortizimi vdes kryefamiljari

Një person ka mbetur i vdekur pasi shtëpia e tij u shemb për shkak të amortizimit.

Ngjarja ka ndodhur në fshati Mzi të Pukës dhe sipas policisë lokale, po hetohet për zbardhjen e plotë të saj.

Hetimet paraprake tregojnë se në banesë është ndodhur e gjithë familja prej katër pjesëtarësh, por për fat, tre të tjerët kanë shpëtuar.

Ndërsa kryefamiljari Gjin Muslia, 58 vjeç, në përpjekje për të nxjerrë të tjerët jashtë, humbi jetën poshtë rrënojave.

Kjo familje prej vitesh jetonte në një shtëpi të amortizuar, e cila nga dita në ditë pritej të shembej.

Por me gjithë ndihmën e kërkuar te pushteti vendor, katër anëtarët Muslia nuk kanë gjetur shpëtim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›