Qyteti i Gjirokastres ndodhet ne pikun e fluksit te turisteve

Qyteti i Gjirokastrës ndodhet në pikun e fluksit të turistëve, të cilët vizitojnë qytetin e UNESCO-s.
Zona më e preferuar vijon të mbetet Qafa e Pazarit dhe Kalaja e qytetit.
Nga ana tjetër, turistët që vizitojnë këto zona, u duhet të paguajnë dy herë, një për të hyrë në Kala dhe tjetra për të vizituar Muzeun kombëtar të Armëve ku ndodhet një pjesë e mirë historike jo vetëm e Gjirokastrës, por edhe e Shqipërisë.
Sipas drejtoreshës Kallajxhi, numri i vizitorëve në muze është tepër i ulët në krahasim me ata që hyjnë në kalanë e qytetit dhe arsyeja mendohet të jetë blerja e dy biletave.
Muzeu i Armëve ofron për turistët armë të mbledhura nga lufta e ftohtë, vepra arti të cilat ndodhen edhe në burgjet me famëkeqe të nazizmit, armë të cilat janë disa shekullore.
Me anë të një vendimi gjyqësor, prej vitesh kalaja është e ndarë mes drejtorisë së monumenteve dhe bashkisë Gjirokastër e cila menaxhon vetëm muzeun kombëtar të armëve.
Për këtë të fundit interesimi i huajve është tepër i lartë por pagesa për kalanë dhe muzeun e cila është 200 lekë për secilën prej tyre, bën që numri i vizitorëve të jetë i ulët.
Që nga muaji janar dhe deri në qershor në kalanë e qytetit kanë hyrë 4500 turistë dhe vetëm 303 prej tyre kanë vizituar muzeun.