Interpol, "luftë" mafies serbe
Plaçkitjet në bizhuteri, kontrabanda, prostitucioni dhe trafiku i drogës në Evropë, sipas Interpolit, aktualisht drejtohet nga grupe të rrezikshme kriminale nga Ballkani. Sipas mediave zvicerane dhe perëndimore, banda më e "suksesshme" dhe më aktive është ajo e grupit mafioz nga Serbia, me emrin "Pink Panthers", me seli në Beograd. Ky grup përbëhet kryesisht nga të rinj serbë të moshës 20 deri në 40 vjeç, e që sipas disa mediave perëndimore kanë qenë oficerë apo ushtarë të luftës së fundit në Kosovë dhe vise të tjera ish-jugosllave. Ky grup, vetëm gjatë grabitjes së fundit, ka arritur të fitojë mbi 150 milionë euro.
Javën që shkoi, në ///Lozanë të Zvicrës, dy persona të armatosur sulmuan një dyqan bizhuterie, në qendrën "St-Francois" dhe vetëm për 1 minutë e 45 sekonda arritën të "fitojnë" 2 milionë franga (orë dore dhe bizhuteri). Pas kësaj grabitjeje të rrufeshme, ata janë larguar me shpejtësi drejt Francës.
Dy serbët, Zoran Kostiç, 36 vjeç, dhe Nikolai Ivanoviç, 38 vjeç, të kërkuar nga Policia e Lozanës, janë arrestuar mbrëmë vonë, pas një aksioni të përbashkët të policisë zvicerane dhe asaj franceze. Ata u arrestuan në hotelin "Pogale" në Paris. Dy të arrestuarit janë anëtarë të grupit mafioz "Pink Panthers", një bandë e specializuar në krimin e organizuar, tashmë e njohur edhe për policinë ndërkombëtare. Christian Pannatier, shef i policisë gjyqësore në ////Lausanne ka deklaruar se "Kostiç dhe Ivanoviç, një javë para se të kryenin grabitjen e bujshme e kishin vizituar dhe studiuar terrenin. Por kësaj radhe plani i tyre dështoi, pasi ata u arrestuan në Paris, pak ditë pas plaçkitjes në bizhuterinë e Lozanës".
Dy serbët, e arrestuar me mandat të Zvicrës dhe Francës, ishin persona shumë të kërkuar nga Interpoli. Ata, si anëtarë të bandës "Pink Panthers", akuzohen për një seri vjedhjesh bizhuterish dhe trafiqe të ndryshme në disa vende botërore, si në Zvicër, Francë, Spanjë, Austri, Belgjikë, Monako, Britani, Qipro, Japoni, në disa vende arabe etj. Sipas policisë zvicerane dhe Interpolit, ky grup mafioz me orgjinë nga Serbia, aktivitetin e tyre nuk e kishte përqendruar vetëm në vjedhje bizhuterish, por edhe në kontrabandë, prostitucion e trafik droge.
Sipas Interpolit, kjo bandë kriminale, pjesë e së cilës mendohet se janë rreth 200 persona, deri tani ka kryer mbi 120 sulme për të vjedhur bizhuteri në më shumë se 20 vende të botës. Bilanci i fitimeve të këtij grupi kap shumën 150 milionë euro. Policia ndërkombëtare ka njoftuar se kjo bandë vepron sipas stilit të mafies siciliane, tip piramidë. Mësohet se, nga qershori i vitit 2007, Interpoli ka krijuar ekipe të specializuara, posaçërisht për të luftuar grupin mafioz "Pink Panthers".