Ivanov, ftesë Presidentit të Kosovës
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka marrë dje një ftesë zyrtare nga Presidenti i sapoinauguruar maqedonas, Gjorgje Ivanov, për vizitë zyrtare në këtë vend. Ftesa është dorëzuar në kabinetin e Presidentit Sejdiu nga i ngarkuari me punë i Republikës së Maqedonisë në Kosovë, Stojan Karajanov, njoftoi po dje, përmes një komunikate për shtyp, Presidenca e Kosovës. Sipas asaj që është rënë dakord mes dy presidentëve, është vendosur që vizita në fjalë të realizohet më 28 maj 2009, thuhet në komunikatë.
Ivanov, dy ditë më parë, bëri betimin si President i Maqedonisë. Në ceremoninë e inaugurimit të tij ishin të pranishëm presidentët e Shqipërisë, të Kroacisë, të Serbisë dhe të Malit të Zi. Kurse Presidenti i Kosovës, Sejdiu, nuk mori pjesë në ceremoninë solemne, për arsye që nuk janë sqaruar ende zyrtarisht. Ndërsa Shkupi zyrtar tha se ftesa i është dërguar edhe Sejdiut, ky i fundit, edhe dje, përsëriti se nuk kishte marrë ftesë.
Mungesa e Sejdiut ka nxitur reagime, duke lënë nën hije, së paku nga ana mediatike, ceremoninë e pardjeshme. Presidenti shqiptar, Bamir Topi, gjatë një prononcimi të përbashkët me Presidentin e ri të Maqedonisë, ka shprehur keqardhje për mungesën e Sejdiut, krahas homologëve të tjerë të rajonit. "Nuk është e drejtë e imja të ndërhyj për ftesat, megjithatë më vjen keq që Sejdiu nuk është i pranishëm", ka theksuar Topi. Ai ka shtuar se realiteti i ri gjeopolitik në Ballkan duhet të pranohet nga të gjitha shtetet e rajonit.