Ish-kryeministri belg: BE ka dështuar në politikat anti-krizë
Ish-kryeministri belg,
Guy Verhofstadt, ka
kritikuar dje ashpër
Komisionin Evropian,
sepse ka dështuar
në marrjen e masave
të duhura për
të përballuar krizën
aktuale ekonomike.
Ish-kryeministri akuzoi
komisionin për
"heshtje" ndaj një
Evrope që po zhytet
dita ditës në recesion.
"Është detyra e
komisionit të marrë
iniciativat e duhura",
ka deklaruar ai në
Bruksel, gjatë promovimit
të librit të tij të
fundit: "Dalja nga kriza.
Si mund ta shpëtojë
Evropa botën".
Sipas tij, e vetmja
mënyrë për të nxitur
ekonominë e vendeve
të Bashkimit Evropian
ishte rritja masive e
shpenzimeve, rekapitalizimi
i bankave,
lëshimi i eurobondeve,
ngritja e një organizmi
mbikëqyrës
financiar për asetet
negative. Sipas tij, asnjë
vend i BE-së nuk i
kishte marrë njëherazi
këto masa, që do të
ishin shpëtimtare.
Ndërkohë që ai kishte
shumë në konsideratë
Gjermaninë, si i
vetmi vend që mund
të ndihmojë rivënien
në funksionim të motorit
të Evropës.
Guy Verhofstadt, ka
kritikuar dje ashpër
Komisionin Evropian,
sepse ka dështuar
në marrjen e masave
të duhura për
të përballuar krizën
aktuale ekonomike.
Ish-kryeministri akuzoi
komisionin për
"heshtje" ndaj një
Evrope që po zhytet
dita ditës në recesion.
"Është detyra e
komisionit të marrë
iniciativat e duhura",
ka deklaruar ai në
Bruksel, gjatë promovimit
të librit të tij të
fundit: "Dalja nga kriza.
Si mund ta shpëtojë
Evropa botën".
Sipas tij, e vetmja
mënyrë për të nxitur
ekonominë e vendeve
të Bashkimit Evropian
ishte rritja masive e
shpenzimeve, rekapitalizimi
i bankave,
lëshimi i eurobondeve,
ngritja e një organizmi
mbikëqyrës
financiar për asetet
negative. Sipas tij, asnjë
vend i BE-së nuk i
kishte marrë njëherazi
këto masa, që do të
ishin shpëtimtare.
Ndërkohë që ai kishte
shumë në konsideratë
Gjermaninë, si i
vetmi vend që mund
të ndihmojë rivënien
në funksionim të motorit
të Evropës.