E Diel, 1 Nëntor 2026

"Shqipëria Natyrale", FBKSH njofton shkrirjen e saj

Sekretariati vendimmarrës i Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar (FBKSH) shpalli pushimin e përkohshëm të aktivitetit të tij dhe strukturave vartëse, deri në realizimin e platformës "Shqipëria Natyrale" e intelektualit Koço Danaj.

Arsyetimet, sipas njoftimit zyrtar të FBKSH-së, janë disa:

I pari është shpresa në realizimin e kësaj platforme politike. Arsyetimi i dytë është se, para se të arrijmë, ne apo pasardhësit tanë, në realizimin e Shqipërisë Etnike, që nënkupton ribashkimin kombëtar dhe të trojeve etnike shqiptare të Kosovës Lindore (Preshevës, Medvegjës e Bujanocit), të trojeve shqiptare nën Malin e Zi, të Çamërisë e të Toplicës, paraprakisht dhe shumë më e mundur dhe më e lehtë është të arrihet ribashkimi (me mjete demokratike) i tyre, e që bashkërisht do të quheshin Shqipëria Natyrale", thuhet më tej në deklaratën e "shkrirjes" së FBKSH-së. Si një arsye të tretë, drejtuesit e këtij fronti konsiderojnë shpalljen e pavarësisë së Kosovës, akt pas të nuk ka pasur e as nuk ka vend për veprim të FBKSH-së dhe strukturave vartëse të saj.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›