E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, 9 anëtarë braktisin LSI-në, bashkohen me PS

Janë larguar nga radhet e LSI-së 9 drejtues të kësaj partie në rrethin e Pukës. Ish anëtarët e kësaj partie akuzojnë kryetarin Meta për bashkëpunim me Berishën. 

PUKE- Nëntë drejtues lokalë të Lëvizjes Socialiste pë integrim të rrethit të Pukës kanë dorëzuar sot teserën e anëtarit të kësaj partie për tiu bashkuar Partisë Socialiste.

Ish nënkryetarja e LSI-së në Pukë,Nexhije Bahja dhe anëtarët Ismete Asllani, Ndue Dodani, Prend Ndreu, kryetari i LSI-së i komunës Rrapaj Ylmi Islami, kryetari i partisë i komunës Fierzë Marash Mucaj kryetari i Fushë Arrëzit, Mark Topjani, Jorxhi Dodani dhe Julian Hasani që nga dita e sotme i janë shtuar listës së anëtarëve të partisë më të madhe në opozitë, PS-së Deklarimi është bërë publik sot gjatë mbledhjes së zhvilluar në rrethin verior. Nënkryetarja e LSI-se Naxhije Brahja tha se “ndryshimi i madh që i duhet Shqipërisë po pengohet nga Ilir Meta i cili për interesa personale po i shërben Berishës”.

Pak ditë më parë 24 anëtarë të komitetit drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim në zonën e Kamzës braktisën LSI, duke akuzuar kryetarin Meta për bashkëpunim me Berishën.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›