E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interpoli kap ne Fier te kerkuarin e Romes

Nëntë muaj pas rrëmbimit dhe vrasjes se  ish-policit italian, Ugo Canozzi në krahinën e Lukas në Itali, arrestohet në Fier një nga autorët e dyshuar të këtij krimi.  Florind Marini nga Libofsha e Fierit, u kap nga policia lokale, pasi që nga 15 gushti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.  Ai u prangos në fshatin e tij në Daullë të komunës së Libofshës.  Marini ka tentuar që të largohet, për ti shpëtuar arrestimit, por policia e kishte rrethuar zonën.  Në datën 15 gusht, policia italiane kishte arrestuar në aeroportin e Malpensas bashkëpunëtorin e Marinit, Besnik Metushin, 25 vjeç, kur po hynte në Itali nga Greqia.  Dy të rinjtë shqiptarë, akuzohen se në datën 15 janar të vitit 2013, kanë rrëmbyer, vrarë dhe vjedhur, ish-policin italian, Ugo Canozzi, 82 vjeç.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›