E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy incidente brenda 24 oreve ne kufirin mes Turqise dhe Sirise

Dy incidente brenda 24 orëve që rrisin tensionin në kufi mes Sirisë dhe Turqisë. Pas episodit të helikopterit të Damaskut që u rrëzua nga disa raketa të ushtrisë turke, një autobombë ka shpërthyer në kufi, në një zonë që kontrollohet nga rebelët. 
Për momenti Ankaraja nuk ka marrë asnjë vendim në lidhje me atë që do të ndodhë dhe pas deklaratave të Damskut, sipas të cilit qeveria turke është nxituar me ndërhyrjen e saj. 
Sipas ushtrisë siriane helikoptei i rrëzuar kishte hyrë gabimisht në territorin turk.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›