E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takon ambasadorin gjerman Hoffman

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti ambasadorin e Gjermanisë, Hellmut Hoffman. Ky i fundit tha gjatë takimit se ka ardhur koha që Shqipëria të projektojë një imazh të ri në botë. Meta e garantoi ambasadorin se Kuvendi do të kontribuojë pozitivisht në bashkëpunimin mes mazhorancës dhe opozitës.
Më pas Meta është takuar me përfaqësuesen e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç, të cilën e garantoi se Shqipëria do të bëjë gjithçka për të konsoliduar lirinë e medias pranë standarteve europiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›