Interpretues të rinj në stinën koncertore
Artistët e rinj të Fakultetit të Muzikës do vijnë sonte me një koncert simfonik në kuadrin e Stinës Koncertore të Pranverës, në sallën e Akademisë së Arteve. Në këtë koncert do të interpretohen vepra të njohura të kompozitorëve botërorë.
Në programin e veprave që do të interpretojnë këngëtarët dhe instrumentistët, studentë të shkollës, bëjnë pjesë vepra të Puçinit, Luigi Arditit, Shubertit, Listit, Hajdenit, Verdit, Mozartit, Brahmsit etj. Ndër artistët e rinj interpretues mund përmendim sopranot Sindi Mamaqi, Evis Mula, tenorin Solen Alla apo pianistet Silvana Skënderi, Vojsava Mane etj. Stina Koncertor e Pranverës ka filluar më 10 mars dhe përfundon më 15 qershor. Ajo organizohet nën drejtimin e Prof. As. Alqi Lepuri, ndërsa drejtor artistik është Prof. Dr. Sokol Shupo.