Gazetarët dhe mjeshtrit e tranzicionit katovician...
Nga Bedri ÇOKU
Nuk kishte gjë më të dhimbshme teksa shikoje Besnik Mustafain midis tre kryeredaktorëve të mediave, madje të mediave më të mëdha e më të shiturat e vendit, ngaqë investimet për to janë nga burime jashtëzakonisht të pasura, duke u sulmuar, qyqari, njëlloj sikur ata të ishin karkaleca deti dhe ai, peshk i ngordhur... E kishin thirrur në studion ORA NEËS dhe i gjithë interesimi i kryeredaktorëve ishte pse Mustafai nuk i kundërvihej Sali Berishës, pasi ky e kishte linçuar dhe vazhdonte ta linçonte, njëherë duke e hequr nga ofiqi i lartë i Ministrit të Jashtëm së fundi, po e denigronte për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike, për Tiranën... Mirëpo, loja ishte aq naive e ashiqare ndërtuar me djallëzi, saqë, për të gjithë shqiptarë, të cilët jetën e komunizmit e jetuan me detyrim gati gjysmë shekulli, kjo ishte edhe një zbavitje... Çunat e rinj nuk e kuptojnë pse mjeshtrit e tranzicionit katovicianë i kanë zgjedhur me pikatore për kryeredaktorë të gazetave të tyre, midis qindra e mijëra të tjerëve që kanë studiuar po si ata nëpër Evropë e gjetkë, aspak pse janë më të shquarit e më të aftët, por thjesht, këtë e them me bindje, sepse këta spikatin më shumë gjenetikisht si armiq të së vërtetës e të demokracisë! Ishin dhe janë krejtësisht ndryshe ata që u lindën e u rritën në diktaturën staliniste, me damkën e Armikut të Popullit, si rezultat i luftës antinjerëzore klasore të atij regjimi, të cilët, edhe pse vuajtën aq shumë nëpër burgje e kampe internimesh, tani në demokraci nuk e kanë kurrsesi kompleksin e prindërve apo të gjyshërve të tyre, si ata të sotmit, paraardhësit e të cilëve vranë, vodhën e mashtruan shqiptarët vetëm për të qenë në pushtet. Madje shitën edhe interesat e tyre familjare, racore e kombëtare, për të ndërtuar një regjim të egër e të neveritshëm që nuk e ka njohur kurrë shoqëria njerëzore... Prej kësaj rrjedh edhe neveria që kanë njerëzit pa komplekset e së kaluarës, sapo dëgjojnë e shohin kësi emisionesh që drejtohen dhe organizohen nga të rinj goxha të shkolluar e të ditur, por fatkeqësisht të sëmurë që në barkun e nënës, nga çorba që prindërit e tyre hëngrën me aq dëshirë e pasion, si besnikë të Partisë e të shokut Enver! Ka një këmbëngulje patologjike dhe qesharake, tek disa të rinj, apo burra qofshin që angazhohen në politikë, të majtë apo të djathtë, meqë jetojnë në një kohë lirie dhe lëvizjeje të lirë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, të cilëve u duket sikur i kanë mësuar e i dinë të gjitha historitë e vjetra e të rejat, sikur janë kompetentë për gjithçka e flasin me patos për të drejtat njeriut të cilat shkelen nga pushtetarë apo zyrtarë të korruptuar dhe, si të ditur e të lëçitur që janë, përpiqen ti mbrojnë këto të drejta me zjarr e pasion. Shumë mirë bëjnë. Madje më fort duhet të luftojnë. Por, mua më trishton fakti se këta të shkolluar nëpër Evropë e gjetkë, që shfaqen gjoja si gazetarë, analistë, politologë a pretendentë për të uzurpuar postet qeveritare, me teori, madje më të përparuara edhe se vetë vendet ku ata kanë studiuar, me teoritë përtej asaj e përtej kësaj...!!!!, të cilat, çdo gjë mund të jenë, por teori për të siguruar të ardhmen e shqiptarëve të ushqyer me tollona, krisma kallashnikovësh dhe klithma ushtarësh gjithë natën e natës: Ndal, kush kalon!; me njerëz të varur nëpër trekëndësha e të hedhur nëpër kanale për të ushqyer qentë, kurrsesi nuk mund të jenë! Është absurdi i absurdeve sepse, ndërkohë që shpallesh me teori, në esencë paqësore e dashamirëse, për të kapërcyer një etapë apo një mentalitet të popullit tënd, luftën e zhvillon me pamje dhe shprehje sikur nuk je përballë kundërshtarëve politikë të një sistemi demokratik, por përballë armiqsh të përjetshëm, që duhen eliminuar... Pse ndodh kjo? Asnjëherë dhe në çfarëdo rrethane nuk do ta besoja një të ri apo burrë a grua qoftë, nëse del në ekran apo podium për të shpalosur pikëpamje politike apo testin moral dhe vjen nga ajo shtresë e popullit, e cila, dikur përbënte administratën komuniste, së pari dhe para së gjithash, nuk dënon diktaturën komuniste dhe nuk shpreh keqardhje për viktimat e tij, kjo mendoj unë, që është dhe duhet të jetë patjetër lajtmotivi kryesor i karrierës së tij, për të qenë i besueshëm dhe i denjë për të fituar votën time. Por, kur them votën time, kam parasysh votën e të gjithë shqiptarëve që e përmbysën sistemin e diktaturës. Dhe votën e një milion e gjysmë të tjerëve që e braktisën Shqipërinë. Ndryshe unë do të vazhdoj të luftoj me të gjitha mjetet demokratike që këta njerëz, të cilët, qëllimisht harrojnë se Shqipëria kaloi sistemin më gjakatar në botë dhe që shkaktoi viktima të pafajshme më tepër se fashizmi dhe nazizmi së bashku, gjatë Luftës së Dytë botërore, të mos vinë kurrë në pushtet. Por këto mendime nuk m i sollën ndërmend tre redaktorët përballë Besnik Mustafait, sepse kjo është një vijë politike dhe strategjike e përhershme e atyre që hiqen modern e vizionarë të përparuar. Dhe hiqen të këtillë pikërisht sepse nuk duan gjame të dinë se çka qenë Shqipëria në diktaturë dhe cilët qenë dhe janë ata që luftuan ndaj asaj egërsie çnjerëzore dhe u viktimizuan. Ndërsa rasti me Besnik Mustafain, mendoj unë, është rasti tipik që kjo strategji mund të analizohet më konkretisht. Kush e ndoqi atë emision, nuk besoj të mos ketë vënë re një keqardhje të pandërprerë të kryeredaktorëve për karrierën e Besnikut, për karrierën e tij të shkëlqyer me Partinë Demokratike, e cila u shpërdorua aq mizorisht nga lideri i kësaj partie, zoti Sali Berisha. Mirëpo, asnjë pyetje për karrierën e tij të shkëlqyer në diktaturë, deri në instanca e larta të besueshmërisë, si Nëndrejtor i Institutit të Marksizëm-Leninizmit, drejtues kryesor e së cilës ishte Nexhmie Hoxha, as për heqjen nga posti i Ministrit të Jashtëm një muaj para se të vinte Xhorxh. Ë. Bush , President i SH.B. A, në Shqipëri. Sepse po të bëheshin këto pyetje, me siguri do të aludohej edhe për të kaluarën e tij në diktaturë, edhe për heqjen si Ministër. Mirëpo, ky kapitull është i mbyllur hermetikisht për gazetarët modernë e demokratë që duan të hanë bukë në këtë zanat, sepse që të kërkosh rrënjët e së kaluarës, të regjimit komunist, duhet patjetër të jesh vetë jashtë komplekseve kriminale të asaj kohe. Ose të jesh njeri me personalitet dhe i pavarur realisht nga të tilla ingranazhe të sajuara pikërisht për të fshehur këtë të kaluar dhe njerëzit që e kriminalizuan atë kohë. Unë kurrë nuk e kam dëgjuar Besnik Mustafain të dënojë regjimin komunist, madje, me atë mënyrën e tij, gjoja të moderuar, ai është një nga mëkatarët e sotshëm që përpiqet ta fshehë historinë makabre të asaj kohe, ndryshe do të kishte pranuar sinqerisht se largimi i tij nga detyra e Ministrit të Jashtëm, ishte i drejtë dhe në kohën e duhur. Kurrsesi nuk ekzistonte baza morale e tij për të pritur e përcjellë, për herë të parë në historinë e popullit shqiptar, një President aq të nderuar, antikomunist. Do të na kishte qeshur bota nëse nuk do të kishte ndodhur ajo që ndodhi, që zëvendësi i Nexhmie Hoxhës nuk e priti e përcolli Presidentin Amerikan... (!) Nuk e di se pse gazetarët nuk i analizojnë këto gjëra kaq ashiqare, nuk sqarojnë se vërtet Sali Berisha ishte një nga të nomenklaturës së partisë komuniste, por ai nuk ngjan me asnjë të sërës së vetë që precipitojnë ende në politikë, si Gjinushi, Ruçi, Dokle, Pëllumbi apo ata që i çonin lule shokut Enver, atje, në podiumin e lartë të perëndive të proletariatin botëror. Sepse Sali Berisha, në fund të fundit, me zemër apo pa zemër doli në krye të një force më përparimtare të kohës, e udhëhoqi atë, mirë apo keq, realisht u bë njeriu më i votuar i asaj politike. Mirë apo keq, me dashje apo pa dashje, ai mori një pozicion antikomunist dhe e dënoi të kaluarën komuniste, dënoi manovrat e PPSH që u shndërrua në Parti Socialiste, e cila, jo vetëm që nuk ka bërë, qoftë edhe formalisht, shkëputjen nga e kaluara e saj komuniste, përkundrazi, përpiqet me të gjitha format dhe mënyrat makiaveliste për ta fshehur atë të kaluar. Po. Do ta kisha besuar teorinë e të rinjve apo të rriturve që vdesin për të majtën shqiptare dhe do ta kisha mbështetur atë, unë, Bedri Çoku, që kam vu