E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada e Mbretërisë Saudite dërgon në Riad vogëlushen e sëmurë me zemer

Me ndihmën e autoriteteve të Arabisë Saudite, një vajzë është dërguar në Riad për një mjekim të specializuar pasi ka probleme serioze shëndeti me zemrën. Për këtë qëllim, një ceremoni përcjellëse u zhvillua dje, në selinë e ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë. Ambasadori Abdullah Al-Abdulkerim dhe atasheu i ambasadës Turki Gazaz zhvilluan takimin e përcjelljes së vajzës së myftiut të Tropojë, Sheh Bashkim Berisha, vogëlushes Belkisa Berisha, që vuan nga probleme shëndetësore në zemër. Trajtimi mjekësor që do të marrë vogëlushja, me shpenzimet e shtetit saudit, u bë i mundur në sajë të aprovimit të Kujdestarit të Dy Xhamive të Shenjta, Mbretit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Mbretit Abdullah Ben Abdulaziz. Vogëlushja tashmë është nisur, në shoqërinë e prindërve të saj, për në Riad ku do të marrë trajtimin e nevojshëm. Ambasadori i uroi asaj shërim të shpejtë dhe kthim me shëndet. Po ashtu, ambasadori dhe prindit e vogëlushes falënderuan Kujdestarin e Dy Xhamive të Shenjta, mbret të humanizmit, për atë ç'ka ai i jep çdo njeriu që ka nevojë për ndihmë në të katër anët e botës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›